Flash News

KRYESORE

Meta urim të veçantë Lorik Canës: Udhëhoqe Kombëtaren drejt arritjes historike

Presidenti Ilir Meta ditën e sotme i ka bërë një urim të veçantë Lorik Canës në 35 vjetorin e lindjes. Meta e vlerëson Canën për arritjet e tij, atë më të rëndësishmen si kapiteni që çoi kombëtaren tonë drejt kualifikimit në Europianin 2016.

Urimi i Ilir Metës:

Mirëmëngjes të dashur miq!

Kam kënaqësinë ta nis ditën me një urim të përzemërt për një njeri të veçantë e të dashur për të gjithë shqiptarët kudo ku jetojnë.

Sot në ditëlindjen e tij të 35 i uroj Lorik Canës kapitenit tonë kuq e zi që udhëhoqi kombëtaren tonë drejt arritjes më të madhe historike të kualifikimit në Europianin 2016 edhe të paktën 93 vite të tjera të lumtura e me suksese ashtu si 93 ndeshjet qe ai luajti plot pasion për kombëtaren tonë.

Urime edhe familjes së mrekullueshme të Lorikut që e ka mbështetur aq shumë në sakrificat dhe arritjet e tij.

Të fundit