Flash News

KRYESORE

Meta vazhdon konsultimet për datën e re të zgjedhjeve, takon kryetarin e partisë “Zgjidhja”

Meta vazhdon konsultimet për datën e re të zgjedhjeve, takon

Presidenti Ilir Meta, vazhdon me takimet me partitë politike, për të gjetur një datë të re për mbajtjen e zgjedhjeve vendore. Sot ai priti në presidencë kryetarin e partisë ‘Zgjidhja’, Koco Kokëdhima.

Vendi po kalon krizë politike për shkak se opozita kërkon largimin e kryeministrit Edi Rama dhe që të mund të qetësojë situatën, kreu i shtetit vendosi që të zhdekretonte datën 30 qershor.

Meta dje zhvilloi një takim me aleatët e Partisë Demokratike për caktimin e një tjetër date për zgjedhjet lokale.

Të fundit