Flash News

KRYESORE

Meta vizitë zyrtare në Maqedoni, presidenti i fundit shqiptar në kryeqytetin maqedonas ishte Bamir Topi

Meta vizitë zyrtare në Maqedoni, presidenti i fundit shqiptar në

Presidenti Ilir Meta ka nisur vizitën dy ditore në Maqedoni dhe takimin e parë e ka zhvilluar me homologun George Ivanov. Meta është pritur me nderime nga presidenti maqedonas dhe më pas kanë zhvilluar një bisedë dypalëshe.

Meta do takohet gjithashtu me kreun e Kuvendit, Talat Xhaferri, kryeministrin maqedonas, Zoran Zaev dhe liderët e partive politike. Ai do të zhvillojë edhe një vizitë në Muzeun e Alfabetit Shqiptar në Manastir.

Kjo është vizita e parë e një presidenti shqiptar në Shkup që pas asaj të Bamir Topit, i cili udhëtoi në Maqedoni më 18 prill të 2012-ës, pak ditë pas masakrës me pesë të vdekur në periferi të kryeqytetit. Paraardhësi i Metës, Bujar Nishani ka zhvilluar vetëm një vizitë zyrtare në Maqedoni, ku u takua me Ivanov në qytetin e Ohrit, më 14 shtator të 2012-ës.

Të fundit