Flash News

KRYESORE

Meta viziton familjet e dëmtuara nga tërmeti në Laç e Fushë-Mamurras

Meta viziton familjet e dëmtuara nga tërmeti në Laç e

Presidenti i Republikës Ilir Meta pa nga afër problemet e familjeve të dëmtuara nga tërmeti i 26 nëntorit në Fushë-Mamurras dhe Laç. Ai ndërsa bisedoi me qytetarët për shqetësimet e tyre, i siguroi ata se do t’i ndjekë deri në zgjidhjen e plotë.

“Për të gjitha rastet që kam verifikuar sot, do të kërkoj zyrtarisht që të merren masa të shpejta, energjike dhe veprimet të jenë ligjore, në mënyrë që edhe përgjegjësia të jetë e plotë për të ardhmen. Me durim dhe me bashkëpunim do ta kalojmë këtë situatë”, – u shpreh Meta.

Ai theksoi rëndësinë e bashkëpunimit më të mirë e të plotë për menaxhimin e shpejtë dhe të suksesshëm të të gjithë pasojave.

Të fundit