All - Scripts - 4
All - Scripts - 5

Flash News

Desktop - General - 1

KRYESORE

Meta: Vlerësoj nismën e Nishanit, duhet të bëjmë çdo gjë që opozita të hyjë në zgjedhje

Meta: Vlerësoj nismën e Nishanit, duhet të bëjmë
All - Paragraf - 1

Kryetari i Kuvendit Ilir Meta ka vlerësuar nismën e Presidentit Bujar Nishani në shërbim të dialogut politik.

All - Paragraf - 3

Gjatë një takimi që Nishani pati me Kryetarin e Grupit Parlamentar të Partisë Social Demokrate Austriake (SPÖ) Andreas Schieder tha “se në respekt të parimit të gjithëpërfshirjes duhet bërë gjithçka për të mundësuar pjesëmarrjen e opozitës në zgjedhjet e ardhshme.”

 Kryetari i Kuvendit  Ilir Meta priti sot Kryetarin e Grupit Parlamentar të Partisë Social Demokrate Austriake (SPÖ) Andreas Schieder të cilit i shprehu mirënjohjen për mbështetjen e vazhdueshme të Austrisë ndaj avancimit të integrimit evropian të Shqipërisë. 

Schieder e uroi Metën për zgjedhjen në postin e Presidentit të Republikës duke vënë në dukje se Austria mbështet stabilitetin politik të Shqipërisë dhe progresin e reformave kyçe në vend. 

Duke biseduar mbi zhvillimet politike në vend, Meta shprehu mbështetjen e tij për nismën e Presidentit Nishani në shërbim të dialogut politik dhe theksoi se në respekt të parimit të gjithëpërfshirjes duhet bërë gjithçka për të mundësuar pjesëmarrjen e opozitës në zgjedhjet e ardhshme. 

Në përfundim u diskutua edhe mbi zhvillimet e fundit në rajon ku u nënvizua nevoja e forcimit të rolit stabilizues të Shqipërisë si dhe u vlerësua roli i Austrisë si partner i të gjithë vendeve të Ballkanit.

Të fundit