Flash News

KRYESORE

Meta vlerëson Pacollin me dekoratën 'Nënë Tereza': Për ndjeshmërinë e lartë ndaj popullit të Thumanës

Presidenti Ilir Meta ka vlerësuar me dekoratën ‘Nënë Tereza’ Behgjet Pacollin, si falënderim për kontributin ndaj popullit të Thumanës pas tërmetit të 26 nëntorit.

“Për kontributin e spikatur humanitar dhe ndjeshmërinë e lartë të treguar ndaj popullit të Thumanës dhe të mbarë Shqipërisë, si shembull i solidaritetit kombëtar, pata sot kënaqësinë të vlerësoja me Dekoratën e lartë “Nënë Tereza”, politikanin, sipërmarrësin dhe filantropin e shquar të Kosovës, z.Behgjet Pacolli.

Mirënjohje dhe vlerësim për kontributin humanitar të gjithë familjes Pacolli!”, shkruan Meta në Facebook.

Të fundit