Flash News

KRYESORE

Meta zbulon takimin e fshehtë me Bashën: Biseduam gjatë kohës së çadrës; ju rrëfej çfarë i propozova

Meta zbulon takimin e fshehtë me Bashën: Biseduam gjatë

Kreu i Kuvendit, Ilir Meta ka zbuluar për herë të parë takimin që ka zhvilluar me kreun e opozitës, Lulzim Basha, gjatë kohës që demokratët protestonin në çadrën e vendosur përpara Kryeministrisë.

Meta theksoi se është takuar me Bashën në prani të Petrit Vasilit dhe të një demokrati tjetër, të cilit ai nuk i tha emrin.

Meta tregoi se çfarë propozimesh i kishte bërë Bashës, kryesisht në dhënien e disa garancive për zgjedhjet parlamentare. Ish-kreu i LSI u shpreh si ia kishte bërë të ditur Bashës se nuk pranonte të hynte në çadër me PD-në dhe se nuk do të votonte kundër Edi Ramës në Kuvend sepse me të kishte një marrëveshje.

Pjesë nga fjala e Metës në “Opinion”:

Unë jam takuar me zotin Basha gjatë kohës së çadrës në prani të dy personave të tjerë, njëri prej të cilëve është Petrit Vasili. Nuk ka qenë takim i fshehtë, por as publik. Unë i thashë zotit Basha ato gjëra që i kam thënë edhe Ramës dhe ambasadorëve të huaj.

I thashë Bashës që për çështjen e drogës dhe të dekriminalizimit ke të drejtë. PD u kujtua për drogën vetëm kur humbi Peshkopinë.

I thashë mos prit që të dalë LSI-ja në çadër sepse kjo nuk është zgjidhje. Nëse del LSI në çadër nuk do të ketë vend për ty. Mos prit nga mua që të shkoj në Kuvend dhe të votoj kundër Ramës sepse unë kam një marrëveshje.

I thashë që ti ke të drejtë të kërkosh disa garanci, por harroje votimin dhe numërimin elektronik pasi nuk ka afate.

Kam mbështetur shtyrjen e zgjedhjeve brenda korrikut por jo deri në gusht. I kam thënë se nuk mbështes shtyrjen e zgjedhjeve në shtator sepse kjo mund të ndodh vetëm nëse Shqipëria është në luftë me ndonjë shtet tjetër.

Favorizimi i befasues i LSI, merr të gjithë vëmendjen në ‘prime time’

Të fundit