Flash News

KRYESORE

Meta zgjedh gjykatësen e Kushtetueses për kryetare të KLSH-së; kaloi vettingun 7 muaj më parë

Meta zgjedh gjykatësen e Kushtetueses për kryetare të

Presidenti Ilir Meta ka përzgjedhur ermin e Vitore Tushës si kandidate për postin e kreut të Kontrollit të Lartë të Shtetit. Tashmë kandidatura do ti paraqitet Kuvendit i cili do të shprehet me anë të votimit.

“Presidenti pas realizimit të një procesi transparent dhe objektiv, ka arritur në konkluzionin se, Doktore e Shkencave Juridike znj. Vitore Tusha plotëson kushtet dhe kriteret ligjore, si dhe është kandidatura më e përshtatshme për t’u zgjedhur në këtë pozicion kushtetues, bazuar në eksperiencën solide dhe kontributin e pandërperë të znj. Tusha, në fushën e jurispudencës, si në sistemin gjyqësor, ashtu dhe referuar angazhimeve të saj akademike si pedagoge në institucionet e arsimit të lartë në fushën e së drejtës, trajnuese dhe pedagoge në Shkollën e Magjistraturës, apo edhe si eksperte në fushën e së drejtës kushtetuese e më gjerë”, thuhet në njoftimin e Presidencës.

Tusha është anëatre e Gjykatës Kushtetuese, por i ka përfunduar mandati në mars të vitit të kaluar ndërkohë që pak muaj më parë kaloi me sukses procesin e vettingut.

“Duke zgjedhur një kandidaturë si znj. Tusha larg çdo angazhimi partiak në të kaluarën, Presidenti beson se kontribuon për garantimin e pavarësisë së këtij institucioni shumë të rëndësishëm kushtetues”, shprehet më tej Meta.

CURRICULUM VITAE

VITORE TUSHA

TË DHËNA PERSONALE:

Datëlindja: 26.11.1960

Vendlindja: Tiranë

EDUKIMI DHE GRADA SHKENCORE:

1997 “Doktor” i Shkencave në Drejtësi, Fakulteti i Drejtësisë, Universiteti i Tiranës

1979-1983 Dega Drejtësi, Fakulteti i Shkencave Politiko-Juridike, Unversiteti i Tiranës

1975-1979 Shkolla e mesme e përgjithshme “Bardhork Biba”, Rrëshen Mirditë

EKSPERIENCA NË PUNË:

2008 – në vazhdim Gjykata Kushtetuese, – Gjyqtare

2004 – 2008 Dhoma e Avokatisë Tiranë, – Avokate

1994 – 2001 Gjykata e Kasacionit, – Gjyqtare

1992 – 1994 Gjykata e Rrethit Tiranë, – Gjyqtare

1990 – 1992 Dhoma e Avokatisë Tiranë, – Avokate

1983 – 1990 Gjykata e Rrethit Tiranë, – Përmbaruese Gjyqësore

 

Të fundit