Flash News

KRYESORE

Metaliaj kritika qeverisë: U desh inspektimi i Bashës që pallatit t’i vihej shiriti

Ish-deputetja e PD-së Lindita Metaliaj akuzoi ekzekutivin për neglizhencë dhe vuri në dukje faktin se u desh ta vizitonte kryetari i partisë një pallat në Lezhë, që ekspertët ta vlerësonin dhe t’i vinin shiritin.

“Sot ekspertët verifikuan dhe vlerësuan pallatin pranë shkollës ‘Gjergj Fishta’ në qytetin e Lezhës dhe i vendosen shiritin. 14 apartamente u vlerësuan të pabanueshëm!

Duhej te vinte kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha në Lezhë për të takuar banorët në pallatet e dëmtuara rëndë që të zgjidhen hallet e qytetarëve!”, shkroi ajo në Facebook.

Metaliaj ngre shqetësimin se prej 9 ditësh tashmë këta banorë jetojnë të pasigurt në banesat e dëmtuara rëndë nga tërmeti i frikshëm.

“I bëj thirrje qeverise vendore dhe qendrore te marrin te gjitha masat e nevojshme të strehojnë këto 14 familje! Koha nuk pret!”

Të fundit