Flash News

KRYESORE

‘Metën nuk e ndihmon dot as Luli, populli jo e jo’, Presidenca paralajmëron qeverinë: Sa për popullin, do e shihni shumë shpejt!

Zëdhënësi i Presidentit Ilir Meta, Tedi Blushi, i është përgjigjur ministres së Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali, e cila pak më parë reagoi pas thirrjes së Metës për tubim më 2 mars.

Përmes një shënimi në Facebook, Blushi e quan Spiropalin të çmendur, ndërsa e pyet nëse edhe për grushtin e shtetit kanë marrë konsensusin e SHBA-BE.

Zëdhënësi i Presidentit, më tej i kërkon qeverisë të mbajnë fort oligarkët.

Ndërsa paralajmëron se “sa për popullin, do e shihni shumë shpejt”.

Moj e Çmendura E., po edhe për grushtin e shtetit keni marrë konsensusin e SHBA-BE? Se Venecian që vetë e kërkuat, po vetë e përzutë!

Megjithatë, ne nuk nxitohemi! Po presim edhe opinionet zyrtare të EURALIUS-it. Se kështu mashtruat ju edhe për opinionet që nuk ekzistojnë të KED, Shkollës së Magjistraturës, dhe Komitetit Shqiptar të Helsinkit, që shkëlqeu me delegjitimimin e ligjit tuaj anti-kushtetues të betimit buzë Lanës.

Mbani fort oligarkët se ata janë të besës.

Sa për popullin, do e shihni shumë shpejt!

Edhe pak durim!

Me qetësi dhe drejtësi!

Për gjuhën jashtë kontrollit, nuk kemi koment, se ti na udhëheq në këtë drejtim bashkë me Skënderbeun tënd”, shkruan Blushi.

 

Të fundit