Flash News

KRYESORE

“Metodë komuniste t`i tregosh qytetarëve burgun”. Helsinki ‘rrëzon’ qeverinë për ndryshimet e Kodit Penal

“Metodë komuniste t`i tregosh qytetarëve burgun”. Helsinki

Drejtoresha ekzekutive e Komitetit Shqiptar të Helsinkit, Erinda Skëndaj i quajti “metoda komuniste”, parashikimet që qeveria po përgatit në Kodin Penal për të ndëshkuar ata që shkelin karantinën. Në studion e emisionit “Real Story”, në lidhje direkte, Skëndaj u shpreh kundër këtyre ndryshimeve të bëra me nxitim, sipas saj.

“Që të vlerësosh nëse në Kodin Penal ka vakum apo jo duhet ta konsultosh me ekspertët me të mirë, në këto kushte dhe duhet të përcaktosh nevojën. Nuk kemi mendim infektologësh, epidemiologësh. Nëse dikush rrezikon jetën e tjetrit kemi një kategori për cënimin e jetës. Me procedurë të përshpejtuar për një nisëm për dhunën në familje dhe kjo është krejtësisht e ndryshme. Nëse biem dakort që ka një vakum atëhere ta diskutojmë me shqetësi. Nuk jemi kundër rishikimit të Kodit Penal duke parë nevojën për konsultim me ekspertë të së drejtës penalë, ekspertëve të mjekësisë apo të ISHP.

Unë shpreh mendimin tim si juriste dhe drejtuese e Komitetit Shqiptar të Helsinkit. Jam shumë e bindur se prezantimi i kësaj nisme që prek njerëz të pambrojtur, në nevojë dhe që prek njerëz të pafajshëm. As Hungaria që po kritikohet rëndë për masat që po merr, që dënon me 8 vite burg ata që i sjellin vdekjen dhe 3 ata që nuk i sjellin, pra veprime autoritare. Në kushtet e kësaj emergjence nuk e shoh imediate ndryshimin në Kodin Penal por shoh qytetarët që me formë qytetare dhe demokratike po i binden masave. Metodë komuniste t’i tregosh qytetarëve dënimet dhe burgjet.

Shqiptarët po tregojnë sjellje gjithmonë e më demokratike dhe për këtë jemi të ndërgjegjshëm. Nuk është momenti t’i tregojmë burgun shqiptarëve. Politika penale ashpërsuese është politikë që ka karakter, nuk po them që shteti shqiptar është komunist por kur ka elementë për të frikësuar qytetarët është metodë komuniste”, tha Skëndaj.

Të fundit