Flash News

KRYESORE

Mevlan Shanaj: Ish-Kinostudio është shndërruar në një lavazh të madh të shpëlarjes së trurit!

Mevlan Shanaj: Ish-Kinostudio është shndërruar në një

“Vëmendja ndaj artit dhe kulturës në vendin tonë pothuajse bie në vësh të shurdhër!”, ky është shqetësimi i regjisorit të shquar Mevlan Shanaj, i cili jo pak herë e ka ngritur zërin për problemet e artit dhe kulturës në vend, duke qenë vazhdimisht i  shqetësuar dhe njëherësh i angazhuar për për të, por edhe për problemet sociale. Shanaj, një artist i kompletuar, tashmë në pension prej disa vitesh, nuk është shkëputur asnjë çast, vazhdon të jetojë me flimin, sepse “filmi, filozofia, komunikimi me publikun është jeta ime”, thotë regjisori.  

 “Sot, në këtë periudhë tranzicioni, përgjithësisht në Shqipëri nuk ka investimet e duhura për artin dhe kulturën. Kjo është fatkeqësi mendoj për të gjithë. Mungon nga shteti ajo vëmendje, që është e domosdoshme dhe e nevojshme për artin dhe kulturën, për teatrin, filmin etj. Kjo sepse prioritetet e emergjencave të tjera ekonomike kanë bërë që vëmendja ndaj kulturës të jetë në plan të dytë. Për mua sigurisht që kjo është shumë e dhimbshme. Një komb zhvillohet kur kultura udhëheq. Por në vendin tonë kjo gjë në këto vite nuk është kuptuar dhe sot nuk ka vëmendje për artin dhe kulturën. Janë vështirësi të mëdha kur flasim për realizimin e filmit, kur flasim për një shfaqje teatrore etj. Vëmendja ndaj artit dhe kulturës në vendin tonë pothuajse bie në vësh të shurdhër, nga kjo ka ndodhur që edhe kinemaja nuk e ka rrjetin e distribuimit. Një film që nuk distribuohet e ka jetën e shkurtër. Distribuimi i filmit është mundësi dhe ne fatkeqësisht nuk po arrijmë dot ta krijojmë këtë infrastrukturë të kinemasë shqiptare, që mungon në Shqipëri. Kjo kërkon jo vetëm mendësi, por dhe investime. Ku është Ministria e Kulturës? E tërë Kinostudio ka humbur. Ish-Kinostudio është shndërruar në një lavazh të madh të shpëlarjes së mendjes së njerëzve", permbyll shqetësimin e tij regjisori i mirënjohur Mevlan Shanaj.

Të fundit