Flash News

KRYESORE

Mhill Fufi doli i pastër nga ‘Dekriminalizimi’, zbulohet posti që Damian Gjiknuri i jep ish-deputetit të PD

Mhill Fufi doli i pastër nga ‘Dekriminalizimi’, zbulohet posti

Më 3 nëntor të 2016-s, Mhill Fufi u përjashtua nga grupi parlamentar i PD-së pasi në kundërshtim me vendimin e partisë, ai qëndroi në sallën e Kuvendit dhe votoi për ligjin e oraganeve të qeverisjes së sitemit gjyqësor.

Më pas, problemet për Fufin nisën të shtohen kur Prokuroria e klasifikoi si një ndër deputetët që dyshohej se kishte falsifikuar formularin e dekriminalizimit. Me verifikimet e kryera nga organi i akuzës, rezultoi se Fufi nuk kishte fshehur asnjë vepër penale.

Tashmë me këtë vendim Fufi mund të qëndrojë i qetë në postin e ri që i ka dhënë Damian Gjiknuri. Ish-deputeti është emëruar së fundmi drejtor i Transportit Rrugor për Qarkun e Lezhës. Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor është në varësi të Ministrisë së Infrastrukturës.

Të fundit