Flash News

KRYESORE

Michael Buble tregohet agresiv dhe i pahijshëm ndaj bashkëshortes live në Instagram

Michael Buble tregohet agresiv dhe i pahijshëm ndaj bashkëshortes live
Këngëtari Michael Buble dhe aktorja Luisian Lopilato janë prej kohësh bashkë dhe madje janë dhe prindër. Dyshja realizon shpesh video live në Instagram duke dashur të jenë pranë fansave të tyre, mirëpo në daljen e tyre të fundit live në Instagram, Nichael Buble ka bërë një sjellje të pahijshme ndaj partneres së tij. Teksa Michael ka përshëndetur ndjekësit, Luisana e ka ndërprerë partnerin duke thënë “çkemi” njëkohësisht me të. Kjo mesa duket e ka bezdisur shumë këngëtarin, i cili  e ka goditur bashkëshorten me bërryl, ndërsa më pas e afron për ta përqafuar në mënyrë që të dalë nga situate dhe “me demek” për të rregulluar situatën. Mimika e Luisianës e tregon qartë që nuk e priste këtë sjellje dhe në rrjet nuk është pritur aspak mirë. Të shumtë hanë ata që e kanë kritikuar këngëtarin por mesa duket  Luisana ka vendosur të mbrojë bashkëshortin me një deklaratë: “Është e pabesueshme mënyra si sillen disa njerëz. Unë dhe bashkëshorti im dalim live çdo ditë për t’ju dhënë pak gëzim dhe shpresë dhe duhet të përballemi me njerëz dashakeqës, që thonë gjëra të tilla pa na njohur ne apo familjen tonë.”

Të fundit