Flash News

KRYESORE

Michele Placido në mbrojtje të Teatrit Kombëtar: E kam parë atë godinë, shembja do ishte humbje për Tiranën

Michele Placido në mbrojtje të Teatrit Kombëtar: E kam parë

Aktori i njohur italian, Michele Placido ka dalë në mbrojtje të Teatrit Kombëtar në Shqipëri. Nëpërmjet një lidhje direkte me ‘Fax News’, Placido deklaroi se e ka parë nga afër godinën e teatrit dhe shembjen e mundshme të saj e konsideron humbje të madhe për Tiranën dhe historinë e vendit tonë.

“Mendoj se debati për teatrin është pozitiv pasi nuk mund të fshihet historia që përmban ajo godinë. Jam këtu për të dëshmuar faktin se e mbështes këdo që kërkon të ruajë këtë trashëgimi. Unë e kam parë këtë teatër dhe shembja e tij do të ishte një humbje e madhe për Tiranën”, u shpreh aktori italian.

Michele Placido i bëri thirrje qeverisë shqiptare që të tërhiqet nga plani që parashikon shembjen e teatrit dhe ngritjen e kullave.

“Një vend nuk mund të ndërtohet duke shkatërruar ndërtesat e vjetra kulturore, sepse nuk është kjo mënyra se si ti i prezantohesh Evropës. Nuk mendoj se do ta bëjë këtë gabim qeveria shqiptare, sepse do të shkatërronte një pjesë të kulturës shqiptare", deklaroi aktori.

Të fundit