Flash News

KRYESORE

Michelle Obama lë pas Angelina Jolie-n, gruaja më e admiruar në botë

Në vitin 2018, gruaja më e admiruar në botë ishte Angelina Jolie. Por nuk është më. Për 2019-ën, sipas "YouGov", gruaja më e admiruar në botë është ish-Zonja e Parë e Amerikës, Michelle Obama.

Në këtë studim morën pjesë më shumë se 42 mijë persona nga 41 vende të botës. ta krijuan një listë me 20 gratë dhe burrat më të admiruar në gjithë botën. Sipas kësaj liste në vend të parë qëndron Michelle Obama, e ndjekur nga Oprah Winfery dhe Angelina Jolie. Në vend të katërt është Mbretëresha Elisabeth, ndërsa në vend të pestë, Emma Watson.

Ndërsa për kategorinë e meshkujve vendin e parë e mban Bill Gates, i ndjekur nga Barack Obama dhe Jackie Chan.

Të fundit