Flash News

KRYESORE

Miell, shishe uji dhe letra Edi Ramës në Kuvend, përjashtohen nga seanca 3 deputetët e PD

Miell, shishe uji dhe letra Edi Ramës në Kuvend, përjashtohen nga

Është ndërprerë disa herë seanca në kuvend, si shkak i tensioneve, pasi opozita bllokoi foltoren. Shkak është bërë përjashtimi i 3 deputetëve të PD, Flamur Noka, Klevis Balliu dhe Ervion Salianji, të cilët kanë gjuajtur me miell kryeministrin Edi Rama në sallën e kuvendit.

Kreu i kuvendit, Gramoz Ruçi ka përjashtuar deputetin Noka e Salianji, pasi siç duket në shenjë proteste e kanë gjuajtur disa herë me miell kryeministrin, ndërsa ajo që bie në sy është reagimi i Ramës, i cili ka qëndruar i qetë, duke pirë ujë.

Më pas u përjashtua edhe Klevis Balliu, pasi gjuajti kryeministrin me shishe uji dhe letra.

Të fundit