Flash News

KRYESORE

Mielli dhe shishet në Kuvend, Salianji përplaset ‘live’ me Spiropalin: Të kanë sjellë për analiste këtu?

Mielli dhe shishet në Kuvend, Salianji përplaset ‘live’ me

Deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji dhe deputetja e Partisë Socialiste, Elis Spiropali patën një përplasje në emisionin “Studio e Hapur” në News 24.

Salianji gjatë fjalës së tij bëri me dije se sjellja e sotme në Kuvend është tejet normale, pasi sipas tij mielli nuk dëmton asgjë dhe askënd, është thjeshtë një akt revolte.

Ndërkohë deputetja socialiste, Spiropali ngriti pyetjen se çfarë fiton opozita nga sjellja e sotme, sjellje e cila sipas saj filloi pas fjalimit të kreut të KQZ, Klement Zguri i cili i cilësoi si zgjedhjet më të mira, zgjedhjet e 2017.

Pjesë nga debati:

Ervin Salianji: “Edi Rama që përdor fjalor të papranueshëm është akoma në sallën e Kuvendit, ministri Bushati që sulmon opozitën. Ministri jashtëm goditi dhe sulmoi opozitën me shishe ujë. Jemi në këtë situatë për shkak të sjelljes autoritariste të Ramës, duke mbajtur në burg padrejtësisht 11 kuksjanët, të cilët për të drejtat e tyre rrezikuan edhe jetën. Nuk është as normale, as ligjore, as kushtetuese. Nuk ka asnjë gjë që kryeministrin e vendos para drejtësisë. Kam dëgjuar që mielli e sjell në vete Ramën, por mielli që sollëm ne nuk është nga ai që i bën punë Edi Ramës. Sjellja jonë është normale, mielli nuk dëmtoi askënd, është shenjë revolte”.

Spiropali: “Nuk është parë as dëgjuar që një opozitë që ka humbur lidhjet me realitetin dhe njerëzit, ka humbur kauzën vjen në parlament dhe pretendon të revolucjanolizojë jetën politike. Edhe ne i kemi bërë, por ka një humnerë të madhe midis nesh dhe atyre. Ne nuk jemi këtu për të diskutuar kohët. Jemi këtu për të thënë se çfarë fiton opozita me sjelljen e sotme? Ishte ironike se protesta e opozitës në Kuvend filloi pasi z. Zguri mbajti raportin për zgjedhjet e 2017”

Salianji: “Ke ardhur këtu për analiste? Ju nuk e doni opozitën, por ne nuk jemi për shkak tyre, jemi për qytetarët. Ne shkojmë te qytetarët”

Spiropali: “Z. Zguri raportoi në Kuvend për zgjedhjet e 2017 dhe tha se ishin zgjedhjet më të mira në vend. Këta nuk kanë qasje profesionale, nuk ndjekin rrugën ligjore. Këta nuk kanë alternativë, nuk kanë lidership. Kanë Bashën dhe Kryemadhin që keqpërdorin deputetët e rinj deri në fund duke i kthyer në mburoja fizike. Revolta e tyre është e lidhur me frikën e madhe që ju ka hyrë në palcë. I hedhin deputetët si mish për topin e tyre në sallën e Kuvendit. E kanë katandisur sallën në një mejhane ku vijnë e hedhin miell e ujë.

Salianji: “I gjithë diskutimi dhe recitimi i Spiropalit rrotullohet rreth opozitës. Nëse jam i keqpërdorur i mbaj kostot vetë, por kjo s’ndrysho asnjë gjë. Kjo të thotë që qytetarët e Kukësit a paguajnë 350 lek për taksën e qarkullimit dhe këto para duhen quar për mirëmbajtjen e rrugëve”

Të fundit