Flash News

KRYESORE

Mijëra euro për të kaluar në vendet e BE, pesë të arrestuar në Durrës, 8 të tjerë në kërkim

Mijëra euro për të kaluar në vendet e BE, pesë të

Policia e Durrësit ka arrestuar pesë persona pasi akuzohen se jepnin ndihmë për kalim të paligjshëm të kufijve, kundrejt fitimit, ndaj shtetasve që u ishte ndaluar hyrja në vendet e BE.

Policia njofton se janë arrestuar 5 shtetas dhe shpallur në kërkim 8 të tjerë.

Në cilësine e provës materiale janë sekuestruar 3 automjete, 4 pasaporta dhe një sasi e konsiderueshme në lekë dhe euro.

Në pranga u vunë:

  1. Xh., 58 vjeç, I. B., 58 vjeç, I. G., 64 vjeç, A.N., 49 vjeç, banues në Durrës dhe E. B., 39 vjeç, banues në Fushë Krujë, i dënuar më parë për prodhim dhe shitje narkotikësh.

Po në kuadër të operacionit u bë shpallja në kërkim e 8 shtetasve të tjerë që dyshohet se janë të përshirë në këtë veprimtari kriminale. Për arsye hetimi nuk bëjmë me dije të dhëna të tjera të tyre. Në bashkëpunim me homologët vijon puna për lokalizmin, kapjen dhe ekstradimin e tyre drejt vendit tonë.

Nga hetimet e kryera ka rezultuar se shtetasit e arrestuar, në bashkëpunim me shtetasit e shpallur në kërkim, ushtronin veprimtari kriminale në fushën e dhënies ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit, kundjet fitimit.

Këta shtetas, kundrejt fitimit nga 1000 deri në 2500 euro, u jepnin ndihmë për kalimin e paligjshëm të kufirit, personave që u refuzohej hyrja në vendet e BE-së.

Në cilësinë e provave materiale u sekuestruan 3 automjete që përdoreshin për transportin e personave, 4 pasaporta biometrike dhe një sasi e konsiderueshme në euro dhe lekë”, njofton policia.

Të fundit