Flash News

KRYESORE

Mijëra qytetarë drejt Tiranës, deputeti i Fierit: Protesta e sotme është e veçantë për një arsye të fortë

Mijëra qytetarë drejt Tiranës, deputeti i Fierit: Protesta e

Pak orë para se të nisë protesta e opozitës së bashkuar në Tiranë, flet deputeti i Partisë Demokratike dhe kreu i PD dega Fier, Luan Baçe.

Në një lidhje telefonike për “News 24”, deputeti tregon se përse protesta e sotme është e veçantë në krahasim me organizimet e tjera të mëparshme.

“Protesta e sotme është e veçante pasi sensibilizimi i qytetarëve është shumë herë më i madh, masive dhe paqësore. 2 mijë protestës vijnë drejt Tiranës. Organizim është kryer nga strukturat e PD në 17 pika të qytetit. Janë mobilizuar edhe nga zonat rurale nga Cakrani, Levani, apo rrethet si Roskoveci, Patosi, Mallakastra, Lushnja, pra i gjithë qarku është sensibilizuar”, u shpreh Baçe.

Të fundit