Flash News

KRYESORE

Mijëra qytetarë para Kryeministrisë, Basha: Bashkimi më i madh i shqiptarëve të vjedhur dhe të mashtruar

Mijëra qytetarë para Kryeministrisë, Basha: Bashkimi më i

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha shprehet i vendosur për vijimin e aksionit popullor deri në largimin e Edi Ramës. Në protestën e shtatë kombëtare, Basha shprehu mirënjohje për qytetarët, duke shtuar se ky është bashkimi i shqiptarëve të vjedhur, të mashtruar dhë nëpërkëmbur nga qeveria e Edi Ramës.

“Në këtë bashkim të paparë ndonjëherë të fuqisë popullore. Jeni mbledhur e keni derdhur në këtë shesh shpresën. Mirë se keni ardhur. Dua tju shpreh sot mirënjohjen time, por në fakt kam nderin t’ju shpreh mirënjohjen e çdo vogëlushi shqiptar. Në emër të të gjithë shqiptarëve kudo që janë për këtë asamble të paparë e të padëgjuar të lirisë e demokracisë. Kaq të vendosur e kaq të qartë. Ky bashkim është bashkimi i shqiptarëve të vjedhur, të dhunuar, të nëpërkëmbur, të mashtruar nga një bandë kriminale që nuk mund të jetë kurrë qeveri. Rama ik”, u shpreh Basha në hapje të fjalës së tij.

Partia Demokratike raporton se në protestë janë rreth 65 mijë qytetarë, 3 mijë më shumë se në protestën e 25 majit dhe shifër e njejtë me tubimin e 16 shkurtit.

 

Të fundit