Flash News

KRYESORE

Mijëra vetë thërasin "Vdekje diktatorit", "Vdekje Rouhanit" në qytetet iraniane

Mijëra vetë thërasin "Vdekje diktatorit", "Vdekje

Mijëra iranianë këndonin slogane kundër regjimit, përfshirë edhe kundër presidentit të regjimit Hassan Rouhani, në protesta në një numër qytetesh iraniane duke përfshirë qytetin verilindor të Mashhadit të enjten, më 28 dhjetor.

Mashhadi është qyteti i dytë më i populluar në Iran dhe kryeqyteti i provincës Razavi Khorasan. Eshtë i vendosur në verilindje të vendit, në kufi me Turkmenistanin dhe Afganistanin.

Banorët e Mashhadit protestonin kundër rritjes së kostos së jetesës.

U lëshuan thirrje të ashpra "Vdekje Diktatorit" dhe "Vdekje Rouhanit".

Demonstruesit gjithashtu thërrisnin "Harrojeni për Sirinë, mendoni për ne", "mos u frikësoni, jemi të gjithë bashkë".

Protesta të ngjashme u bënë në qytetet e Neyshaburit dhe Shahroudit.

Në Mashhad, forcat represive të sigurisë së shtetit sulmuan protestuesit.

Të fundit