Flash News

KRYESORE

Mike Pompeo: Kina po përpiqet të dëbojë besimin islam

Mike Pompeo: Kina po përpiqet të dëbojë besimin islam

Sekretari amerikan i Shtetit, Mike Pompeo ka deklaruar se Kina "po përpiqet metodikisht të vrasë kulturën ujgure dhe të heqë besimin islam, përfshirë edhe ndalimin të mbi një milion anëtarëve të grupit të kësaj pakice muslimane", raporton ‘AA’.

Sipas The Wall Street Journal, Kina gjatë dy viteve të fundit ka shtuar kufizimet në rajon, duke ndaluar burrat nga rritja e mjekrave dhe gratë të mbajnë shami përmes asaj të cilën shumë ekspertë e quajnë “programi më i gjerë mbikëqyrës elektronik në botë”.

Sipas zyrtarëve të SHBA-ve dhe ekspertëve të OKB-së, afërsisht një milion njerëz, ose rreth 7 për qind të popullsisë muslimane në Xinjiang, janë burgosur në një rrjet të zgjeruar të kampeve të "ri-arsimit politik".

Në raportin e fundit të lëshuar në shtatorin e kaluar, Human Rights Watch fajësoi qeverinë kineze për një "fushatë sistematike të shkeljeve të të drejtave të njeriut kundër muslimanëve ujgur në Xinjiang.

Raporti prej 117 faqesh, akuzon qeverinë kineze se zhvilloi "paraburgim, torturë dhe keqtrajtim masiv të ujgurëve".

Të fundit