Flash News

KRYESORE

Mike Pompeo, shefi i ri i Lu, mendon ndryshe nga Ambasadori për martesat gay. Ja si përgjigjet gjatë dëgjesës në Senatin Amerikan

Mike Pompeo, shefi i ri i Lu, mendon ndryshe nga Ambasadori për martesat

Mike Pompeo i thirrur në Senatin Amerikan për një dëgjesë në lidhje me emërimin e tij si Sekretari i ri Shtetit, pyetjes së Senatorit demokrat me prirje të majta liberale, Corey Booker: “Ju nuk besoni se është e përshtatshme për dy persona gay të martohen?”, i është përgjigjur: "Senator, vazhdoj t'i mbahem asaj pikëpamjeje".

I zgjedhuri i Presidentit Trump për të pasuar Rex Tillerson, i qëndron idesë së vet, shprehur më parë se martesat gay nuk duhen lejuar me ligj dhe se ato shkatërrojnë familjet tradicionale dhe shoqërinë, madje duke i cilësuar dikur edhe si akt perversiteti.

Ambasadori amerikan është futur në një kurs përplasjeje mbi idenë e të drejtave të komunitetit LGBTI, ku përfshihet edhe e drejta për të ligjëruar martesat e së njëjtës gjini, gjë që është kundërshtuar nga një grup deputetësh konservatorë të Partisë Demokratike.

Debati u bë i nxehtë pas një turi të përfaqësuesve të komunitetit gay në shkollat e mesme, me një leje të Ministres së Arsimit, gjë që hasi në kundërshtime të forta nga segmente të ndryshme të shoqërisë.

Të fundit