Flash News

KRYESORE

Miket që nuk flasin më, Beatrix Ramosaj tregon çfarë ndodhi me Encen

Miket që nuk flasin më, Beatrix Ramosaj tregon çfarë

Në intervisten me Kelvi Kadillin , ndër të tjera Beatrix Ramosaj ka treguar se çfarë ka ndodhur me ish mikeshën e saj, këngëtaren Enca.

Ato dikur ishin mike mjaft të ngushta, por sot ato nuk flasin më me njëra-tjetrën.

Në këtë intervistë Trixa ka treguar se nuk ka asgjë personale me Encën, dhe se nuk e ka kuptuar ndonjëherë mëllefin që sipas saj Enca ka ndaj saj.

“Unë jam gjithmonë e mira, nuk e di çfarë kanë njerëzit me mua. Unë kam nxjerrë diçka për qejn tim, kujt i ka djegur e mbajtur,” tregon Trixa referuar fotos ku deformonte trupin me photoshop. “Ajo mund të përmendë koncertet, por mua nuk më bën asgjë. Unë jam shumë e re, tani kam filluar karrierën dhe ndoshta i bëj hapat më të sigurt dhe mendoj më afatgjatë. Më vjen keq që u transmetua e gjitha kështu, sepse njerëzit e mi të afërt ose njerëzit që i konsideroj si shokë e miq, i vlerësoj dhe do t’i kem gjithmonë në rrethin tim. Në momentin që dikush nuk është i duhuri për mua, veten nxjerrin. I urrej njerëzit që duan të duken. Nuk kam asgjë personale me Encën. Nuk e kuptova dot kurrë mëllefin e saj”,-është shprehur Trixa.

Të fundit