Flash News

KRYESORE

Miku i ngushtë i Edi Ramës ka ditëlindjen, kryeministri i dedikon status: Uroj që artistët e rinj të mësojnë prej njerzillëkut të tij

Miku i ngushtë i Edi Ramës ka ditëlindjen, kryeministri i dedikon

Artisti kontemporan me famë botërore, Anri Sala, i cili në Shqipëri njihet më shumë për suksesin ndërkombëtar dhe miqësinë e tij të hershme dhe të ngushtë me kryeministrin Edi Rama, ka sot ditëlindjen dhe mbush 46 vjeç.

Kryeministri Rama i uron ditëlindjen përmes një statusi në rrjetet sociale, ku i shkruan:

“ANRI SALA është Moxarti i skenës shqiptare të arteve pamore. Ishte vetëm 10 vjeç kur me herën e parë që preku bojërat e vështira të vajit, pikturoi një natyrë të qetë, për të cilën po të mos e dish autorin e të mos jesh ekspert i ekspresionistëve, mund t'ia mveshësh autorësinë cilitdo prej emrave të mëdhenj të ekspresionizmit. Të tilla janë plot prej pikturave të fëmijërisë e të adoleshencës së Anrit, që sot mbush 46 vjeç dhe shkëlqen mes yjeve më të ndritshëm të artit bashkëkohor në botë.

Kam pasur fatin ta ndjek rritjen e tij qysh nga fëmijëria dhe ta admiroj ngjitjen e tij në majat e botës, por nëse do të duhej të numëroja cilësitë e tij të veçanta, do ta nisja nga qëndrimi i palëkundur me këmbë në tokë dhe mirësjellja e llojit më të bukur me të tjerët. Anri qysh sot ka hyrë në historinë artit botëror, shqiptar po se po, por duke i uruar edhe 100 vite të suksesshme, uroj që sa më shumë artistë të rinj ta njohin e të mësojnë prej njerzillëkut të tij mbresëlënës”.

https://www.facebook.com/edirama.al/posts/10157987028441523

 

Të fundit