Flash News

KRYESORE

Miku i ngushtë i Schumacher thyen heshtjen: E kam takuar, së shpejti mund ta shohin të gjithë

Miku i ngushtë i Schumacher thyen heshtjen: E kam takuar, së shpejti

Presidenti i FIA, Jean Todt, i cili është një mik i ngushtë i kampionit të Formula 1, Michael Schumacher, së fundi ka dhënë një deklaratë që ka ngjallur shpresën tek të gjithë.

Todt është shprehur se e ka takuar Schumacher-in dhe ka lënë të kuptohet se gjendja e tij shëndetësore po përmirësohet.

Ai gjithashtu theksoi se e ka takuar 7 herë kampionin e botës në shtëpinë e tij në Gjenevë.

“Po, e kam takuar Schumin, shpresoj që të gjithë mund ta shohin shumë shpejt”, deklaroi Todt.

Todt është një nga të paktët që ka folur mbi gjendjen e tij shëndetësore, duke thyer heshtjen dhe mungesën e informacionit që rrethon Michael Schumacher.

Të fundit