Flash News

KRYESORE

Miku i Ramës: Oxhaku 18 mijë euro është i imi, mos akuzoni më kryeministrin

Publikimi i një fotoje, ku Rama shfaqej duke pikturuar, ndërsa pas tij ndodhej edhe një oxhak me lazer shkaktoi mjaft reagime në publik.

Kryeministri Rama replikoi menjëhërë duke thënë se oxhaku me vlerë 12-18 mijë euro nuk ishte në shtepinë e tij në Surrel, por në atelienë e mikut të tij, Adi Dule.

Për të përforcuar qëndrimin e kryeministrit ka reaguar edhe vetë Dule, i cili përmes një statusi të gjatë në ‘Facebook’ shkruan ndër të tjera se ai ka aq para sa të blej një pajisje të tillë, pasi është biznesmen.

“Oxhaku eshte i imi dhe njeheresh krenaria ime pasi jam edhe vete pjese e krijimit te tij, e s'ka bere as 40, as 30, as 18 dhe as 12 mije euro, por shume me pak. Ama edhe sikur te bente 20 mije, une kam kaq shume vite pune dhe aktivitete biznesi( kush se di te pyesi ata qe e dine)ne kurriz dhe njeheresh nje jete kaq modeste jashte studios, sa po te mos e kisha marre dot shume me lire mund ta kisha marre edhe aq! Se fundi, nje keshille per ata qe jane marre me studion time: Keni 1000 burime te tjera frymezimi per te humbur kohen tuaj ne menyre rekreative me Ed Ramen!”, shkruan ndër të tjera Dule.

Megjithatë, Dule në statusin e tij nuk ka publikuar asnjë foto të oxhakut, në një kohë që në fotot e tij në ‘Facebook’, ai ngrohet me një kalorifer të cilin e gjen më lirë në treg, ndersa për studion punuesi i qeramikës ka shpenzuar disa mijë euro, për t’u ngrohur prej një oxhaku të denjë.

 

Të fundit