Flash News

KRYESORE

Miku i shqiptarëve, kongresmeni Eliot Engel kundër ndryshimit të kufijve në Ballkan

Miku i shqiptarëve, kongresmeni Eliot Engel kundër ndryshimit të

Kongresmeni amerikan, Eliot Engel, është kundër shkëmbimit të territoreve midis shteteve në Ballkan. Ai mendon se Kosova dhe Serbia nuk duhet të diskutojnë për ndryshime kufijsh, por të përqendrohen në arritjen e një paqeje afatgjatë.

Ligjvënësi Engel po qëndron në Luginën e Preshevës, i angazhuar në një mision faktmbledhës.

Ai aty u takua me kryetarin e komunës së Preshevës, Shqiprim Arifi, ku foli për përfshirjen e gjatë në Ballkan.

“Nuk mendoj fare që është drejtim i duhur shkëmbimi i territoreve. Jam i shqetësuar për këtë sepse, nëse filloni të ndryshoni kufijtë në Ballkan, ku përfundon kjo? Ka shumë vende tjera që duan të ndryshojnë kufijtë dhe për këtë arsye Ballkani u fut në telashe në radhë të parë.

Përpjekjet duhet që të përqendrohen në arritjen e një paqeje afatgjatë dhe marrëveshjeje ndërmjet Kosovës dhe Serbisë dhe për të arritur këtë, palët duhet të bisedojnë më njëri tjetrin.

Shpresoj që kjo do të ndodhë dhe shpresoj që Shtetet e Bashkuara mund të luajnë po ashtu një rol pozitiv në këtë drejtim”, deklaroi Engel.

Më përpara, ligjvënësi amerikan ishte në Beograd, ku takoi presidentin serb, Aleksandër Vuçiç. Të dy folën për bisedimet me Kosovën, arritjen e paqes dhe qëndrueshmërisë afatgjatë në Ballkan dhe vënien e drejtësisë për të gjitha viktimat e luftës në Kosovë. Engel njihet si një nga miqtë e mëdhenj të shqiptarëve dhe mbështetës i fuqishëm i zgjidhjes së çështjes së Kosovës.

Të fundit