Flash News

KRYESORE

Miku i Ramës merr përsipër kallëzimin ndaj Armand Dukës: Do ndërmarr edhe hapa të tjerë

Klubi i ‘Flamurtarit’ është mbështetës i hapur i kandidatit Bashkim Fino për të marrë postin e kreut të FSHF, ndërkohë që sot, administrator Sinan Idrizi ka depozituar një kallëzim ndaj kandidatit tjetër, Armand Duka, katër herë president i këtij institucioni.

Idrizi i Flamurtarit njihet për lidhjet e afërta me kryeministrin Edi Rama, si dhe i është premtuar ndërtimi i stadiumit në Vlorë, ndërsa nuk e ka fshehur asnjëherë pakënaqësinë ndaj mënyrës se si Duka ka drejtuar FSHF-në.

Ai e kallëzoi Dukën për 12 shoqata që kanë vepruar prej kohësh në FSHF dhe u është dhënë e drejtë vote, ndonëse nuk kanë qenë të regjistruara në gjykatë.

"Do bëj kallëzim penal për shoqatat fantazmë, shoqatat e paligjshme, pas njoftimit në media, që bëhet fjalë për një situatë të tillë. Janë 12 shoqata të paligjshme, pikërisht për këtë bëmë kallëzim penal. Fjalën e ka prokuroria tashmë, ky është hapi i parë i dukshëm ka edhe hapa të tjerë", u shpreh Idrizi jashtë ambienteve të Prokurorisë.

Të fundit