Flash News

KRYESORE

Milan-Napoli (nesër, ora 18:00), flet trajneri Pioli: Kemi 60 mijë veta

Milan-Napoli (nesër, ora 18:00), flet trajneri Pioli: Kemi 60 mijë

Milani nesër në orën 18:00 pret Napolin, dy skuadra me mjaft probleme këtë sezon. Trajneri i kuqezinjve, Stefano Pioli, e di vështirësinë e këtij takimi. Sigurisht, për të ka rëndësi shumë të mposhtë një rival si Carlo Ancelotti.

"Na pret një ndeshje e vështirë, por 60 mijë tifozë do të na mbështesin. Mendoj se Napoli ka një ekip të denjë për titull. Duhet të tregohemi precizë në aspektin tekniko-taktik", - deklaroi tekniku.

"Piatek bëri një punë të mirë kundër Juves, ai mund të gjente golin, por punoi mirë. Paraqitjet e tij janë në rritje. Gjeti edhe golin me kombëtaren. Duhet t’i hedhim më shumë topa në zonë dhe të shfrytëzojmë cilësitë e tij para porte", - shtoi Pioli.

I pyetur për sulmuesin Ibrahimovic dhe thashethemet që e lidhin me "Djallin", tekniku komentoi: "Zlatan është një kampion i madh, ka një personalitet të madh dhe e ka treguar gjithmonë këtë gjë. Gjithsesi, ka kohë për të menduar për merkaton”.

Të fundit