Flash News

KRYESORE

Milani duhet të veprojë, ose Fiorentina i merr yllin me gjysmë vlere

Milani duhet të veprojë, ose Fiorentina i merr yllin me gjysmë

Ante Rebic ka shënuar 6 gola në 7 ndeshjet e fundit në kampionatin italian. Ai po shkëlqen te Milani dhe është madje më i përfoluri i momentit në Milano, sepse është kthyer në një pikë kyçe për "Djallin".

Rebic është i huazuar nga Eintracht Frankurt për dy vite. 26-vjeçari kushton 40 mln euro dhe nga kjo shifër mund të përfitojë Fiorentina, e cila e shiti lojtarin kroat tek Eintracht Frankfurt për 2 mln euro para dy vitesh.

Klubi violë ka një klauzolë speciale, e cila e lejon ta riblejë futbollistin për 50% të vlerës së tij. Me pak fjalë, nëse Milani nuk paguan 40 milionë euro, Rebic mund të shitet në Firence për 20 mln euro. Operacion fantastik!

Të fundit