Flash News

KRYESORE

Milani e bleu si pasues të Kaka', sot po luan tenis në Francë

Milani e bleu si pasues të Kaka', sot po luan tenis në

Yohann Gourcuff në vitin 2006 u ble nga Milani si pasues i legjendës Ricardo Kaka, por kurrë nuk ia doli të përmbushë pritshmëritë. Kur u transferua te "Djalli", ai u mendua si një ndër talentet më të mëdha të Francës.

Fiziku i tij bindte, ishte mjaft teknik dhe me vizion loje, por nuk ia doli. Ku mund të jetë ai sot? E pabesueshme ndoshta, por ka nisur tenisin. 33-vjeçari e ka harruar futbollin dhe praktikon tenis në Francë. Madje, ka fituar disa ndeshje!

Milani e bleu nga Rennes në vitin 2006 për 5 mln euro, teksa Gourcuff ka edhe një Champions të fituar, atë në Athinë, kur ishte dhe viti i tij i parë si lojtar kuqezi. Eh, si ndryshon jeta!

Të fundit