Flash News

KRYESORE

Milani gjen pasardhësin e portierit Donnarumma, 35-vjeçari gati të bashkohet me kuqezinjtë

Milani gjen pasardhësin e portierit Donnarumma, 35-vjeçari gati

Portieri Antonio Donnarumma duket se i ka ditët e numëruara te klubi kuqezi. Sipas mediave italiane, 19-vjeçari po bën valixhet gati për tu transferuar në një nga klubet e mëdha evropiane, nisur nga fakti se kërkon të luaj në Champions League.

Për t’i paraprirë një situatë të tillë, drejtuesit e klubit kanë hedhur sytë tek portieri i Napolit, Pepe Reina, pasi këtij të fundit i mbaron kontrata në qershor.

Portieri Pepe Reina u përfol se do të largohej nga ekipi i Sarrit që verën e kaluar, por në fund qëndroi.

Tashmë ai sheh se ka një mundësi të artë të luajë në një tjetër klub të madh në moshën 35-vjeçare, ndërkohë që Donnarumma, sot do të festojë 19-vjetorin e lindjes.

Të fundit