Flash News

KRYESORE

Milani i zuri vendin pas vendimit të CAS, reagime nga Fiorentina: Ky është një palaçollëk

Milani i zuri vendin pas vendimit të CAS, reagime nga Fiorentina: Ky

Ditën e sotme, u zyrtarizua vendimi i CAS për pjesëmarrjen e Milanit në Kupat e Evropës, ku kuqezinjtë morën lajmin pozitiv.

Mirëpo,  ky vendim sjell efekt domino pasi Fiorentina e cila ishte përgatitur për të luajtur në këtë kompeticion, nuk do ta ketë mundësinë për ta bërë diçka të tillë.

Për këtë arsye ka ardhur edhe reagimi i parë nga Rita Antognoni, gruaja e menaxherit të Fiorentinës, Giancarlo Antognoni.

“Nuk e di nëse Fiorentina e meritonte apo jo Evropën, por di që rregullat nuk janë njësoj për të gjithë. Për ta çuar Fiorentinën në C2 nuk u menduan fare. Ky futboll është i sëmurë dhe nuk më pëlqen më. Çfarë drejtësie është kjo? Bëni si të doni! Ky është një grusht i fortë për rregullat. Një palaçollëk”, është shprehur ajo e revoltuar.

Të fundit