Flash News

KRYESORE

Milani më në fund rigjen fitoren, e shpëton Suso nga stoli

Milani më në fund rigjen fitoren, e shpëton Suso nga stoli

Më në fund ka shpresë! Milani sonte ka mposhtur 1-0 SPAL-in e portierit shqiptar Etrit Berisha, duke i dhënë mundësinë vetes për ta rinisur edhe një herë kampionatin me më shumë qetësi bashkë me trajnerin e ri Pioli.

Castillejos, surpriza e formacionit titullar të kuqezinjve, pati rastin ideal në pjesën e parë, por gjeti shtyllën, edhe pse borta ishte e boshatisur. Goli, gjithsesi, erdhi në pjesën e dytë. Saktësisht në të 63' Suso - i cili e nisi ndeshjen nga stoli - gjeti rrjetën me goditje dënimi.

Paqueta pati një rast për të dyfishuar avantazhin për "Djallin", por nuk ia doli. Gjithsesi, Milani në minutat e fundit bindi me lojë dhe ruajti avantazhin 1-0.

Të fundit