Flash News

KRYESORE

Milani me trajner të ri, ka mbetur vetëm një kusht

Milani me trajner të ri, ka mbetur vetëm një kusht

Giampaolo është histori e kaluar në Milano. Rezultatet flasin kundër tij dhe Luciano Spalleti pritet të jetë trajneri i ri i Milanit. Ekipi kuqezi e fitoi ndeshjen kundër Genoas, por kjo nuk mjafton për dyshen Boban-Maldini.

Spalleti dhe drejtuesit e "Djallit" kanë pasur bisedime të vazhdueshme, por ende jo konkrete. Arsyeja? Spalletti vijon nga Interi, klub me të cilin ka edhe dy vite kontratë. Ai i ka kërkuar Milanit ta zgjidhin kontratën e tij aktuale para se ta marrin në detyrë.

Paga që merr Spalletti si interist është 5 mln euro në vit, një shifër mjaft e lartë në Serie A. A do të jetë Milani gati për të paguar kaq?

Të fundit