Flash News

KRYESORE

Milani ndalet në Firence, goli i Ibrës shkakton shumë polemika

Milani ndalet në Firence, goli i Ibrës shkakton shumë polemika

Nuk ka fitore për Milanin në Firence. Skuadra e Fiorentinës sot fitoi një pikë kundër kuqezinjve me barazimin 1-1. Zlatan Ibrahimovic shënoi një gol fantastik në nisje të ndeshjes, por goli iu anulua me VAR dhe padiskutim që do të diskutohet gjatë për këtë rast.

Rebic shënoi i pari në këtë sfidë pas 56 minutash lojë dhe u duk se Milani ishte krejt pranë fitores, por fundi i ndeshjes qe ndryshe. Pak minuta më vonë, Fiorentina u detyrua të luante me një lojtar më pak pas kartonit të kuq të Dalbertit. Kjo e nxiti Milanin të sulmonte edhe më shumë, derisa Cutrone fitoi një penallti paksa të dyshimtë.

Pulgar gjuajti ftohtë, duke mposhtur portierin Begovic, i cili zëvendësoi titullarin Donnarumma të dëmtuar. Milani ndalet në një ndeshje që duhej ta fitonte.

Të fundit