Flash News

KRYESORE

Milani nuk di ku ka kokën, Dzeko dhe Zaniolo nderojnë Romën

Milani nuk di ku ka kokën, Dzeko dhe Zaniolo nderojnë Romën

5 mijë tifozët e Milanit sonte në Romë nuk i sollën fat skuadrës. Verdhekuqtë fituan 2-1 dhe i thelluan më tej krizën skuadrës së "Djallit".

Pioli nuk bën dot mrekulli me këtë ekip, që e sheh veten në vend të 12-të në Serie A. Milani sonte pësoi humbjen e pestë në 9 ndeshje të kampionatit italian. Dzeko shënoi golin e parë të takimit me kokë dhe që aty u kuptua se Milani do të vuante shumë në kryeqytet. Pjesa e parë u mbyll disi e ekuilibruar në lojë, por jo në tabelën e rezultatit.

Në pjesën e dytë, Theo Hernandez u tregoi shokëve të skuadrës si shënohet, madje me një nuhatje bomberi. Problemi i Milanit në mbrojtje, megjithatë, vazhdon të jetë i madh. Mbrojtja kuqezi ia fali golin e fitores Zaniolos, i cili nuk mund të mos shënonte kundër portierit Donnarumma.

Të fundit