Flash News

KRYESORE

Milani nuk kursehet në merkato, nesër prezantohet mesfushori i blerë për 40 milion euro

Milani nuk kursehet në merkato, nesër prezantohet mesfushori i

Mesfushori i Chelseat, Tiemoue Bakayoko do të jetë në Itali sonte [e diel] në Milano dhe do të kryej nesër në mengjes [e hënë] vizitat mjekësore në një nga klinikat e klubit.

Mediat italiane raportojnë se dy ekipet kanë arritur tashmë marrëveshjen, sipas së cilës, Bakayoko do të huazohet për pesë milionë euro, me mundësi blerje përfundimtare në fund të sezonit për një shifër tjetër prej 35 milionësh.

Ndonëse ekipi londinez investoi plot 40 milion euro vitin e kaluar, kur e bleu francezin nga Monako, ai nuk ka bindur aq sa trajneri Sarri nuk e kishte fare në plane për sezonin e ri.

Klubi kuqezi ka shpenzuar deri tani 78,5 milion euro pa llogaritur shpenzimet për transferimin e Bakayoko.

Të fundit