Flash News

KRYESORE

Milani pret Ibrën, suedezi i habit: Kam një kusht, ndryshe nuk luaj!

Milani pret Ibrën, suedezi i habit: Kam një kusht, ndryshe nuk luaj!

Sulmuesi i Milanit, Zlatan Ibrahimovic, iu bashkua italianëve dhe tifozët janë të gjithë në ekstazë. Ekipi i "Djallit" do të luajë kundër Sampdorias për kampionat dhe suedezi ka mundësi të debutojë me fanellën e Milanit.

"Corriede dello Sport" ka folur me lojtarin e ri të kuqezinjëve dhe e ka pyetur nëse do të luajë ditën e nesërme me talianët. Ibra i është përgjigjur me shaka duke i vendosur menjëherë një kusht "San Siros" për të luajtur.

“60 mijë tifozë nesër ndaj Sampdorias? Pres të paktën 70 mijë, ndryshe nuk do të luaj. Ky është kushti im”, - tha suedezi duke qeshur. 38-vjeçari u afrua për të karikuar ekipin në dhomat e zhveshjes, ai pritet të ketë rol të rëndësishëm në skuadër.

Të fundit