Flash News

KRYESORE

Milani rikthehet te fitorja, Reina grushton VAR-in!

Milani rikthehet te fitorja, Reina grushton VAR-in!

Milani më në fund gjen fitoren! Pas tri humbjeve radhazi, "Djalli" sonte e bëri dramë me Genoan duke fituar 2-1 pas 98 minutave të frikshme.

Për të siguruar tri pikët, portieri Reina bëri një mrekulli për kuqezinjtë duke pritur penallti në kohën shtesë. 37-vjeçari korrigjoi gabimin e bërë në golin e parë të vendasve, shënuar nga Lasse Schone. Pjesa e parë u mbyll kështu, por e dyta ishte shumë herë më e mirë për Milanin.

Theo Hernandez barazoi me një gol fantastik nga e majta, ndërsa pak minuta më pas mesfushori Kessie i dha skuadrës avantazhin 2-1 me penallti. 11-metërshi u fitua nga Leoao me shumë elegancë.

I kuqi i mbrojtësit Calabria i prishi punë Milanit, aq sa në minutën e 90’+1 pësoi edhe një penallti, e cila për fatin e mirë të kuqezinjve u prit nga Reina. Edhe pas shtesës Milani ia doli të mbrohej dhe fitoi takimin.

Të fundit