Flash News

KRYESORE

Milani vendos tavan pagash, 11 lojtarë në "sitë"; shpëtojnë vetëm dy

Milani vendos tavan pagash, 11 lojtarë në "sitë";

Për Milanin vjen viti i sakrificave. CEO i klubit kuqezi, Ivan Gazidis, ka bindur familjen Elliott që lojtarët të kenë një tavan pagash prej 2 milionë eurosh në vit.

Ky rregull do të nisë në sezonin e ardhshëm futbollistik. Me një ndryshim të tillë priten pasoja drastike. Shumë yje rrezikojnë largimin, sepse paguhen më shumë se aq.

I pari në listë është portieri Donnarumma, i cili paguhet 6 milionë euro në vit. Pas tij është veterani Ibrahimovic (3,5 milionë euro për 6 muaj), pasuar nga Biglia, Romagnoli (nga 3,5 milionë euro), Calhanoglu (2,5 milionë euro), Kessie (2,2 milionë euro), Calabria, Conti, Theo Hernandez, Musacchio dhe Bonaventura (nga 2 milionë euro).

Romagnoli dhe Hernandez shihen si lojtarë të rëndësishëm dhe nuk do të kenë ulje page apo largim. Për të tjerët po, sidomos portieri Donnarumma, i cili nuk i ka bindur drejtuesit me sjelljen e tij në përgjithësi.

Të fundit