Flash News

KRYESORE

Milanistët nuk pyesin për krizë, 5 mijë tifozë shkojnë në transfertë

Milanistët nuk pyesin për krizë, 5 mijë tifozë

Milani sonte po luan në Romë kundër verdhekuqve. Gjendja aktuale nuk është aspak e mirë, pavarësisht ardhjes së Piolit si trajner, por tifozeria kuqezi nuk do t'ia dijë për këto ditë të vështira.

Milanistët vazhdojnë të ndjekin ekipin e tyre të zemrës dhe sonte në "Olimpico" janë 5 mijë tifozë. Kjo shifër nuk është e vogël, kur merr parasysh faktin se po flasim për ndeshje në transfertë dhe Serie A nuk është si Bundesliga, megjithëse niveli i lojës dhe i skuadrave është rritur.

Skuadra e "Djallit" ka grumbulluar vetëm 10 pikë deri tani në Serie A.

Të fundit