Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës
Miliarda humbje, shitet Hygeia në Tiranë; negociata me spitalet private vendase
Spitali privat Hygeia Tiranë është në kërkim të blerësve. Monitor ka mësuar se drejtuesit e spitalit të dytë privat më të madh në vend janë aktualisht në negociata me operatorët e tjerë privatë të këtij sektori për të shitur aktivitetin në Shqipëri. Aktorët e mundshëm për këtë blerje të radhës janë Spitali Amerikan, Spitali Salus, Spitali Gjerman. Mësohet se nuk ka ende një vendim-marrje për shkak të mosrënies dakord për çmimin.
Spitali Hygeia Tiranë është spital privat i nivelit ndërkombëtar, që filloi nga puna në vitin 2010. Ai është 100% në pronësi të spitalit grek DIAGNOSTIC AND THERAPEUTIC CENTER OF ATHENS HYGEIA. Investimi fillestar në Shqipëri ishte 60 milionë euro, sipas të dhënave zyrtare në faqen e internetit të kompanisë. Që prej fillimit të aktivitetit, spitali në Tiranë ka rezultuar me humbje të mëdha dhe nuk ka raportuar asnjëherë fitime. Humbjet e akumuluara në kapital, sipas bilancit të vitit 2016 ishin 2.3 miliardë lekë, apo rreth 16 milionë euro. Këto humbje të akumuluara janë të përafërta me xhiron vjetore të spitalit (që për vitin 2016 ishte 2.7 miliardë lekë).
Në bilancet e 2 viteve të fundit (2015-2016) Hygeia e ka pranuar hapur që është në vështirësi financiare. “Pamundësia e shoqërisë në përmbushjen e kushteve të marrëveshjes së huasë dhe nevojave financiare, humbjet e saj të përsëritura nga operacionet, si dhe pozita negative e kapitalit punues mund të hedhin dyshime në lidhje me aftësinë e shoqërisë për të vazhduar në vijimësi. Aftësia e shoqërisë për të përmbushur detyrimet dhe për të vazhduar në vijimësi varet nga fondet e marra nga shoqëria mëmë. Shoqëria mëmë është angazhuar të vazhdojë të sigurojë mbështetje financiare për shoqërinë për një periudhë prej së paku 12 muaj nga data e letrës mbështetëse. Drejtimi beson se po merr të gjitha masat e nevojshme për të mbështetur qëndrueshmërinë dhe zhvillimin e biznesit të shoqërisë në rrethanat e tanishme”, thuhet në shënimet e bilancit.
Në vitin 2016 Hygeia kishte një qarkullim vjetor prej 2.7 miliardë lekësh, me rritje 11% në krahasim me vitin e mëparshëm. Humbjet u ulën me 44% në 376 milionë lekë. Megjithatë, audituesi Grant Thornton tërheq vëmendjen se humbjet e larta dhe fakti që detyrimet afatshkurtra tejkalojnë aktivet afatshkurtra me 3.5 miliardë lekë tregojnë se “një pasiguri materiale ekziston, e cila mund të shkaktojë dyshim të rëndësishëm në aftësinë e Shoqërisë për të vazhduar në vijimësi”.
Spitali ka dy kredi me një vlerë totale prej 20 milionë eurosh me BERZH dhe Bankën e Detit të Zi (nga 10 mln euro secila), të cilat i ka ristrukturuar dhe ka filluar t’i paguajë rregullisht në 2016-n.
Sipas bilancit 2016, totali i aktiveve afatgjata të prekshme (ndërtesa etj) i Hygeia Tiranë është 4.9 miliardë lekë (rreth 36 milionë euro), ndërsa kapitali aksioner është 1.4 miliardë lekë (rreth 10 milionë euro) dhe është ulur vazhdimisht për shkak të bartjes së humbjeve. Kompania ka detyrime afatshkurtra dhe afatgjata prej 3.8 miliarde lëkësh (rreth 28 milionë euro), që janë 2.7 herë më të larta se kapitali, duke treguar për një aftësi të patheksuar paguese.
Tregu i spitaleve private
Sipas të dhënave nga bilancet përkatëse, 7 spitalet dhe klinikat kryesore private në vend, Spitali Amerikan, Hygeia Hospital – Tirana, Salus, Spitali Gjerman (Cardio & Diagnostic Center Hamburg / TIR), Klinika Gjermane e Syrit, Spitali Europian, Spitali Privat i Zemrës, kanë qarkulluar në total rreth 8.4 miliardë lekë, apo rreth 62 milionë euro, me një rritje prej 16% në raport me 2015-n.
Spitali më i madh privat në vend është American Hospital, me një xhiro prej gati 4.6 miliardë lekësh në 2016, sipas të dhënave të raportuara në bilanc, me një rritje prej 19% me bazë vjetore (të dhënat përfshijnë dhe Kosovën). Spitali vijoi të raportojë humbje prej 48 milionë lekësh, ndonëse ato pothuajse janë përgjysmuar në raport me vitin e mëparshëm. Humbja vjen nga Kosova ndërsa aktiviteti në Shqipëri është me fitim.
Salus, spitali i tretë më i madh privat në vend, pas një rritjeje të shpejtë, është ngadalësuar në 2016-n. Të ardhurat u rritën me vetëm 3.5% në 544 milionë lekë. Edhe ky spital ka vijuar të rezultojë me humbje, ndonëse ajo është më shumë se përgjysmuar në 39 milionë lekë.
Spitali Gjerman ka rritur të ardhurat me 36% në 295 milionë lekë. Ai është nga të paktët me fitim, që zbriti në 25 milionë lekë në 2016-n, nga 87 milionë lekë një vit më parë.
Spitali Europian dhe Spitali Privat i Zemrës kanë shënuar rritje të fortë të të ardhurave me përkatësisht me 59 dhe 44%, ndonëse nisur nga një bazë e ulët. Spitali Europian vijon me humbje të larta, që janë më të larta se të ardhurat.
Pjesa më e madhe e spitaleve janë me humbje edhe pse kanë kaluar më shumë se tre vjet nga aktiviteti. Sipas një studimi të Korporatës Financiare Ndërkombëtare (bazuar në analizat që ajo ka bërë për kreditë e dhëna për spitalet private në vende të ndryshme të botës), investimet në spitale, me 100 deri në 200 shtretër kanë në përgjithësi një periudhë ku shpenzimet barazohen me të ardhurat (break even point) prej rreth tre vitesh. Raporti thekson se optimizmi i tepërt nga investitori apo huamarrësi është i zakonshëm në këto lloj investimesh (numri i pacientëve, të ardhurat, përfitueshmëria)./Monitor/


Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38