Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës
Katër vite më parë, në një ceremoni shtetërore, u pre shiriti i fillimit të punimeve për ndërtimin e autostradës që do të lidhë Prishtinën me Shkupin. Në atë kohë, për këtë vepër, u thurën fjalët më të mëdha, duke e cilësuar edhe si projektin më me vlerë që po bëhej në Kosovë. U premtua se shiriti përurues do të pritej në fund të vitit 2018. Por kjo nuk ka ndodhur, punimet po vazhdojnë… kostoja ka shkuar në 700 milionë euro
Nga Prishtina, Fatos Shala
Që nga paslufta e deri më tani, çdo drejtues i Qeverisë së Kosovës ka pasur përparësi asfaltin. Përveç ndërtimit të rrugëve lokale e magjistrale, janë ndërtuar edhe autostrada që lidhin Kosovën me vendet e rajonit dhe Europës. Përqindja më e madhe e buxhetit të Kosovës, zakonisht është ndarë pikërisht për ndërtimin e autostradave.
Prej 20 vitesh, investimet në infrastrukturën rrugore po vazhdojnë. Aktualisht, në proces ndërtimi është autostrada, “Arbën Xhaferi”, që lidh Kosovën me Maqedoninë dhe autostrada Prishtinë – Gjilan – Konçul, që lidh Kosovën me Serbinë jugore, përkatësisht me Luginën e Preshevës. Punimet për këtë të fundit nisën në muajin prill të vitit të kaluar, ndërsa kohëzgjatja e realizimit është 30 muaj. Kjo autostradë llogaritet se do t’i kushtojë buxhetit rreth 87 milionë euro.
Autostrada Prishtinë – Hani i Elezit, që lidh Kosovën me Maqedoninë, e quajtur “Arbën Xhaferi”, ishte parashikuar të përfundonte në fund të vitit 2018. Por, ajo nuk ka përfunduar, duke i tejkaluar afatet e parashikuara. Projekti filloi në vitin 2014. Autostrada ka gjatësi 60 kilometra dhe është parashikuar se do të kushtojë 700 milionë euro. Autostrada “Arbën Xhaferi” është vazhdimësi e autostradës “Ibrahim Rugova” deri në kufirin Kosovë – Shqipëri, e cila nga ana tjetër lidhet me autostradën Durrës – Kukës, në kalimin kufitar Morinë, në kufirin Shqipëri – Kosovë.
Punimet nuk përfunduan në kohë
Autostrada që lidh kryeqytetet, Prishtinën dhe Shkupin, ishte parashikuar të përfundonte në fund të këtij viti, por, në bazë të punëve në terren, vënia në punë e saj mund të shkojë përtej këtij afati. Drejtues të institucioneve të vendit kanë dhënë arsye të ndryshme për mospërfundimin e punimeve. Në Ministrinë e Infrastrukturës thonë se koha e keqe ka detyruar kompaninë “Bechtel-Enka” të vonojë punimet.
Zëvendësministri i Infrastrukturës, Rexhep Kadriu, ka treguar se tashmë nevojiten edhe 21 ditë punë për asfaltimin e Urës së Kaçanikut, por që për realizimin e këtij procesi duhet të pritet ngritja e temperaturave mbi 5 gradë Celsius.
“Autostrada Prishtinë – Shkup do të përfundojë me përmirësimin e kushteve atmosferike. Kanë mbetur vetëm 21 ditë në shtrimin e asfaltit në urën 407”. Ura e Kaçanikut është ura më e gjatë në rajon, gjatësia e së cilës është 5733 metra. Ditë më parë, për punimet në këtë autostradë ka reaguar edhe ambasadori amerikan në Kosovë, Philip Kossnet. Gjatë një vizite që bëri në këtë autostradë, ai tha se punimet duhet të përfundojnë sa më shpejt. “Rruga e re është çelës për zhvillimin ekonomik të Kosovës dhe integrimin rajonal. Presim me padurim përfundimin e saj!”.
Por ekspertë rrugorë në Kosovë nuk pajtohen me arsyen se temperaturat kanë ndikuar në shtyrjen e përfundimit të projektit. Halim Gjergjizi, profesor në Prishtinë, në një deklaratë për media disa ditë më parë, tha se në nënshkrimin e kontratës është pasur parasysh edhe sezoni me temperatura të ulëta, që nuk lejojnë kryerjen e punimeve. Arsyetimin për temperatura ai e quan të sajuar dhe pa argumente.
“Sot sajohen temperaturat, mund të sajohen edhe arsye të tjera. Kompania fituese dhe Qeveria duhet të njoftojnë qytetarët në mënyrë korrekte, pse janë tejkaluar afatet e parapara dhe të kërkojnë falje publike. Për tejkalim të afateve, në vendet e zhvilluara duhet paguar dëmshpërblim, pasi është infrastrukturë publike dhe shfrytëzimi i kësaj infrastrukture bëhet i pamundur”, ka thënë ai.
Zëdhënësja e kompanisë Bechtel-Enka, Ela Ruçi, ka treguar se punimet në këtë autostradë janë sezonale dhe sipas saj, punohet vetëm kur koha është e përshtatshme.
“Projektet për ndërtimin e autostradave të tilla janë sezonale, pra puna është sezonale, sezoni i dimrit është më pak, kurse ai i verës më shumë. Ajo që mund të premtoj apo të garantoj tani është angazhimi ynë që të kryhen punimet sa më shpejt”.
Që nga fillimi i ndërtimit të autostradës në korrik të vitit 2014, nga kompania ndërtuese është paralajmëruar se do jetë e gatshme për qarkullim në fund të vitit të kaluar... Artikulli i plotë => Monitor
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38