Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës
Miliona euro nga PPP për nipin e Sadri Abazit/ Historia e 'Uslugës' që u bë 'Alko Impex' për të fshehur gjurmët e deputetit. Raporti i OSBE: Abazi i dha Ramës 1.3 milion € për zgjedhjet
Ligji për Konfliktin e Interesit e thotë qartë dhe e ndalon kategorikisht aplikimin apo marrjen e parave nga fonde publike nga deputetë apo të afërm të tyre. Shprehimisht thotë ligji: Konflikti i interesit është gjendja e mospajtimit ndërmjet detyrës publike dhe interesit privat të një zyrtari, kur gjatë ushtrimit të funksionit të vet, zyrtari ose personi i afërt ka interes privat pasuror ose personal jopasuror, të drejtpërdrejtë ose të tërthortë, që ndikon ose mund të ndikojë në kryerjen në mënyrë të drejtë të funksionit publik. Bëhet fjalë për ligjin nr. 44/2014 datë 24.04.2014.
Ligji sqaron edhe cilësitë e 'personave të afërt' të cilët janë bashkëshorti, bashkëjetuesi/ja ose të afërmit e zyrtarit deri në shkallë të dytë, dmth kushërinjtë. Kësaj gërme dhe fryme të ligjit, me sa duket, nuk i bindet deputeti i PS, Sadri Abazi dhe nipi i tij, Arbër Abazi.
Dhjetra milionë euro janë fituar në tendera publikë nga kompania Alko Impex, një 'bijëz' e firmës Usluga të Sadri Abazit, një prej njerëzve të afërt të kryeministrit Rama. 'Burimi i mrekullisë' për deputetin dibran, biznesmen në fushën e ndërtimit janë ato që Rama i quan 'Partneriteti Publik Privat' ose PPP.
Firma “Alko Impex” me pronar Arbër Abazin, djalin e vëllait të deputetit Sadri Abazi është regjistruar në QKB që në vitin 2011, por 'gjallërimi' erdhi 3 vjet më vonë kur në pushtet erdhën socialistët. Abazi, bosi i firmës “Usluga” nën trysninë e ligjit, pas marrjes së mandatit të deputetit i dorëzoi 'çelësat' e firmës duke ia kaluar aksionet familjarëve.
Katër milion euro firma Alko Impex i ka fituar në vitin 2017 nga kryetari i Bashkisë së kryeqytetit Erion Veliaj, edhe pse procedura është ankimuar nga kompanitë e tjerë konkurente për faktin e thjeshtë se Alko Impex ka patur ofertën më të lartë dhe, megjithatë, është shpallur fituese.
Fondi tavan i prokuruar nga Bashkia e Tiranës, për këtë shërbim ka qënë 494,683,652 lekë.
Operatori ekonomik “Silvio” ka ofruar: 440,306,450 lekë. Refuzuar.
Operatori 'Victoria Invest' ka ofruar 455,120,199 lekë. Refuzuar.
Operatori “Shpresa sh.p.k. & Dion Texnikh A.E.” ka ofruar 460,308,404 lekë. Refuzuar.
Operatori Korsel sh.p.k ka ofruar 470,663,330 lekë. Refuzuar.
Operatori Alko-Impex General Construksion ka ofruar 473,765,974 lekë. Pranuar.
Komisionit të Prokurimit Publik ka pranuar ankesën e paraqitur nga bashkimi i operatorëve ekonomikë “Shpresa” sh.p.k. & “Dion Texnikh A.E.” duke e detyruar Bashkinë e Tiranës që të rihapë tenderin dhe të paraqesin oferta dy kompani, “Alko Impex General Constrction”, pronë e familjes së deputetit Sadri Abazi si dhe “Shpresa” sh.p.k. & “Dion Texnikh A.E”.
Arbër Abazi e ka regjistruar kompaninë “Alko Impex” edhe në Prishtinë, dhe në tenderat këtej kufirit prezantohet me dokumentacion si degë e Kosovës, duke ofruar kështu referenca false.
Një hulumtim në portalin e qeverisë së Kosovës, zbulon se 7 drejtues teknikë të deklaruar nga kompania, nuk rezultojnë të licencuar pranë autoriteteve shtetërore kosovare. Vetëm i teti i përmbush kriteret sipas ligjit.
Sadri Abazi është deputeti i përmendur edhe në një raport sekret të OSBE, që është publikuar para dy vitesh. Aty thuhet:
Aktivitetet kryesore të Abazit janë ne ndërtim, turizëm dhe prodhimin e duraluminit xhamit. Ai është pronar i Kompanisë Usluga, një distributor kryesor i xhamit, duraluminit, materialeve të ndërtimit dhe hidroizolimit, investimit dhe zhvillimit të pasurive, arredimit e pronar i agjencive imobiliare dhe aktiviteteve te asociuara. Ai pretendon se ka diplomë të IRU nga Akademia e Gjenevës, e që është një institut trajnimi (Unioni Ndërkombëtar i Transportit Rrugor). Lidhjet e tij të forta me liderët e PS-së i kanë siguruar mbrojtje dhe fshehje të aktiviteteve kriminale të kompanive te tij. I karakterizuar nga një arrogancë ekstreme dhe një tendencë për shantazh, ai është gjithnjë nën shoqërinë e vëllezërve të tij, te cilët janë shumë agresivë. Pasuria e tij përllogaritet në rreth 100 milionë euro.
100 milion eurove të identifikuara nga raporti sekret i OSBE, i shtohen edhe dhjetra milionë të tjerë në tendera parash publike të bëra 'dhuratë' nga qeveria Rama, dhe bashkitë e udhëhequra nga socialistët.
Në raportin konfidencial të OSBE thuhet gjithashtu se, një burim pranë deputetit socialist Sadri Abazi ka pranuar se ai investoi 800 mijë euro në fushatën elektorale të PS-së në Dibër dhe i dha Partisë Socialiste 500 mijë euro të tjera që të gjente një vend të sigurt në listën e kandidatëve për deputetë të vitit 2009.
250 mijë euro bizneseve të familjes Abazi, qeveria Rama ia ka dhuruar edhe nëpërmjet Postës Shqiptare, në një kontratë qeraje për disa ambiente në katin e parë të një pallati pranë Stacionit të Trenit. Disa dokumente zyrtare të botuar nga lapsi.al tregojnë se Posta Shqiptare do t’i paguajë shoqërisë Usluga 17 euro për metër katror për ambientet që po i përdor për zyra, për një periudhë 5 –vjeçare. Sipërfaqja e përgjithshme është 271 metër katrorë, ndërsa vlera e qerasë për një vit është 55.284 mijë euro. Sipas të njëjtit burim vlera e përllogariturr e qerasë është tri herë më e lartë se mesatarja në atë zonë.
Me sa duket Rama, thjeshtë po i kthen paratë e shpenzuara Abazit, shto këtu një bonus të majmë për 'miqësinë'. Duke mbajtur gjithonë parasysh edhe zgjedhjet e ardhshme të cilat kërkojnë shpenzime të mëdha.
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38