Flash News

KRYESORE

Milionat e kapura në Durrës, ironizon Gentian Zenelaj: Këtu ‘Toyota Yaris’ tek derë të marrka gjak në vetull  

Reagime të shumta ka patur që prej mbrëmjes së djeshme, pas lajmin se në Portin e Durrësit është kapur një sasi rekord parash në valutën euro në një makinë pa targa.

Policia arriti të zbulojë një shumë prej 5 milionë eurosh në bagazhin e një makinë ‘Toyota Yaris’ pa targa dhe që vinte nga Belgjika.

Aktori i njohur i humorit, Gentian Zenelaj ironizon këtë fakt dhe shkruan se në Shqipëri kjo lloj makine, e cilësuar si një makinë e vogël dhe ekonomike, të merr ‘gjak në vetull’.

“Më thonë që ka një dyndje të njerëzve që kërkojnë Toyota Yaris....dhe të gjithë shikojnë bagazhin ..lëvizin gomën rezervë...as nuk ja hedhin sytë motorit apo kilometrave....Range Rover e X6 thotë policia ?!?!??! Këtu Toyota Yaris tek derë të marrka gjak në vetull..

Ps:Fushata e re e Toyota Yaris për 2019 do jetë.....Toyota Yaris..Praktike..ekonomike..spacioze...Në Shqipëri kanë arritur të fusin deri ne 5 milion euro në bagazh...Bli Toyota Yaris...dhe sdo keni kurrë problem me eurot”, shkruan Genti në profilin e tij në rrjetet sociale.

Të fundit