Flash News

KRYESORE

‘Militant partiak, vartës i Ramës’, PD për kreun e ri të ILD: Zhgënjim i thellë për shqiptarët që prisnin drejtësi të pavarur

‘Militant partiak, vartës i Ramës’, PD për kreun e ri

Partia Demokratike ka reaguar pas zgjedhjes së Artur Metanit në krye të Inspektoratit të Lartë të Drejtësisë.

Në një deklaratë për mediat, PD e quan Metanin ‘shërbëtor të Edi Ramës në drejtësi’.

Sipas demokratëve emërimi i tij vulos dështimin e reformës, kapjen dhe  politizimin e drejtësisë.

Po ashtu PD e quan emërimin e Metanit zhgënjim të radhës  për shqiptarët që pretendojnë drejtësi të pavarur.

“Vartës i Edi Ramës për vite me radhë, Artur Metani nuk do t’i shërbejë drejtësisë së pavarur. Ai është emëruar aty për të qenë  shërbëtor i Edi Ramës. Me këtë emërim Edi Rama investohet personalisht kundër prokurorëve dhe gjyqtarëve që gjykojnë dosjet e korrupsionit, vjedhjen e votave nga qeveria e Edi Ramës apo lidhjet e tij me krimin e organizuar.

Emërimi i Artur Metanit, një militanti partiak, vartës i Ramës, vëlla i deputetes dhe ish ministres së Ramës është një tjetër zhgënjim i thellë për të gjithë shqiptarët që prisnin drejtësi të pavarur nga reforma në drejtësi e cila, me hapin e sotëm është pranë vdekjes klinike”, thuhet në reagimin e PD.

Të fundit