Flash News

KRYESORE

Milo: Marrëdhëniet Shqipëri – Greqi nuk do të ndryshojnë, dy qeveritë janë të ndërgjegjshme

Milo: Marrëdhëniet Shqipëri – Greqi nuk do të

Ish-ministri i Jashtëm i Shqipërisë dhe historiani Paskal Milo mendon se nuk do të ketë ndryshime të mëdha në marrëdhëniet Shqipëri-Greqi me ardhjen në pushtet të Partisë Demokracia e Re në shtetin fqinj. Ai gjykon se marrëdhëniet midis dy vendeve janë marrëdhënie strategjike, që përcaktohen nga interesat e fqinjësisë së mirë, të bashkëpunimit dhe të mirëkuptimit.

““Personalisht pres që marrëveshjet që kanë mbetur pezull për shkaqe dhe rrethana qoftë të zhvillimeve në Greqi apo qoftë edhe në Shqipëri ato do të vazhdojnë dhe jam i bindur që do të vazhdojnë sepse të dy qeveritë e të dy vendeve janë të ndërgjegjshme që kjo paketë që ka disa projektmarrëveshje duhet të përfundojë”, tha ai për Anadoly Agency.

Milo u ndal edhe te negociatat, që sipas tij kanë qenë të vështira, pavarësisht nga partitë politike që vijnë në pushtet.

“Fakti që u desh një kohë e gjatë për të nisur negociatat dhe për të ecur në procesin e tyre dhe që nuk përfunduan tregon që ato kanë qenë të vështira sepse po të ishin të lehta do të kishin përfunduar me kohë, prandaj nuk mendoj se varet shumë nga natyra e partisë politike që vjen në pushtet në Greqi apo edhe në Shqipëri për të përcaktuar fatin e negociatave të lidhjes ose jo të marrëveshjeve të rëndësishme që qëndrojnë pezull në marrëdhëniet Shqipëri-Greqi”, tha Milo që shtoi se një proces që ka nisur, nuk duhet lënë në mes të rrugës.

Ish ministri i jashtëm, Marrëveshjen e Prespës e konsideron një marrëveshje shumë të dobishme jo vetëm për Maqedoninë e Veriut dhe Greqinë, por për të gjithë rajonin.

Të fundit